KRYEFAQJA » LAJME » Zgjedhjet në Dibër, polemika për incidente
zgjedhjet ne diber, incident, dhunim, ps pd, polemika

Zgjedhjet në Dibër, polemika për incidente

Policia e Dibrës ka njoftuar dhunimin e një qytetari nga njësia administrative Maqellarë. Sipas njoftimit të policisë shtetasi me iniciale D.I është goditur nga deputeti Partisë Demokratike Flamur Noka dhe shoferi i tij. Në kallëzimin e bërë pranë policisë, i dhunuari është shprehur se deputeti demokrat bashke me shoferin e tij kanë nxjerr edhe armë zjarri të tipit pistoletë. Nisur nga kjo situate, shërbimet e Komisariatit Policise Dibër dërguan menjëherë forca policie në Maqellarë. Ndërkohë qe është bërë shoqërimi në ambientet e Komisariatit Policise Dibër i shtetasit D. S, ish punonjës policie. Për të gjitha veprimet e kryera si dhe për rrethanat e ngjarjes së ndodhur është vënë në djeni prokuroria.

Por Partia Demokratike ka hedhur poshtë ngjarjen e Maqellarës duke thënë se Partia Socialiste është në sinkron me struktura kriminale që po përpiqen të dezinformojnë publikun. Sipas PD e gjitha kjo është një situatë e Partisë Socialiste, dhe i kërkon Prokurorisë të nisë menjëherë procedimin penal.