KRYEFAQJA » LAJME » Zgjedhjet në Dibër, Rama voton, Shehu nuk gjen emrin në listë
zgjedhjet ne diber, muharrem rama, sheferedin shehu, kryetari bashkise diber,

Zgjedhjet në Dibër, Rama voton, Shehu nuk gjen emrin në listë

Kandidati i opozitës për kryetar të Bashkisë në Dibër Sherefedin Shehu, nuk do të mund të votojë sot. Shkak duket se është mungesa e emrit të tij në listat e zgjedhësve. Sipas mediave të ndryshme zoti Shehu është regjistruar si banor i Tiranës dhe nuk ka mundur të regjistrojë emrin si banor i Bashkisë së Dibrës. Fatin e zotit Shehu duket se e kanë edhe familjarë të tij që nuk kanë bërë transferimin e nevojshëm. “Nuk ka rëndësi nëse votoj unë apo jo, për mua sot do të votojnë dibranët” citohet të ketë thënë zoti Shehu për këtë situatë të krijuar, ndërsa ka akuzuar për “shtimin e presionit të qeverisë ndaj zgjedhësve”.
Ndërkaq kandidati i maxhorancës për kryetar bashkie Muherrem Rama, ka votuar rreth orës 10 të paradites bashkë me familjarët e tij. Pas votimit ai ka bër thirrje për pjesmarrje masive dhe qetësi në votime.