KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Zgjedhjet në Gjermani
angela merkel, zgjedhjet, gjermani, bota

Zgjedhjet në Gjermani

Konservatorët e kancelares gjermane Angela Merkel pësuan goditjen e dyte zgjedhore, këtë herë në Berlin. CDU paraqiti në kryeqytetin gjerman performancën më të ulët zgjedhore që nga viti 1990. Votuesit këtë herë i kthyen shpresat e tyre nga Alternativa kundër Emigrantëve e cila me këtë përqindje përkrahësish që ka marrë, do të hyjë në asamblenë e 10-të rajonale të 16 shteteve në vend. Reagimi i ashpër kundër politikës së Merkel, një nga liderët më të fuqishme të Europës, ka ngritur pyetjen nëse ajo do të vijojë të mbajë mandatin e katërt vitin e ardhshëm. Partia e kancelares vjen nga një disfatë për shkak se deshtoi në raundin e mëparshëm zgjedhor në shtetin verilindor të Gjermanisë, duke u renditur e treta. Merkel madje ka hequr dorë nga slogani i saj i fushatës “Ne mundem t’ia dalim”. Humbja që ka pësuar Merkel në popull vjen si pasojë e politikës së dyerve të hapura për emigrantët nga vendet e luftës.