KRYEFAQJA » LAJME » Zgjedhjet në Kolonjë, Hajro i opozitës uron fituesin Stefo
Zgjedhjet në Kolonjë, Hajro i opozitës uron fituesin Stefo

Zgjedhjet në Kolonjë, Hajro i opozitës uron fituesin Stefo

Kryetari i sapozgjedhur i Bashkisë së Kolonjës mjeku Ilia Stefo ka falenderuar mbështetësit e tij në zgjedhjet e së dielës, duke paralajmëruar se tani fillon puna për një Kolonjë më të mirë. Në faqen e tij në Fejsbuk zoti Stefo shkruante: “Rezultat i pastër Rreth 65 për qind e kolonjarëve dhe leskoviqarëve më kanë dhënë detyrën më të bukur, mundësinë për tu shërbyer të gjithëve”.
Rivali i tij i opozitës Dritan Hajro ndërsa ka pranuar humbjen e ka uruar për fitoren, rast ky i rrallë në politikën shqiptare.

Fitorja e Stefos u përshëndet edhe nga kreu i SP dhe kryeministri Rama. “Superfitore+2101 vota (+727 në 2015) janë një inkurajim e detyrim i madh për ne”, shkruan kryeministri në faqen e tij në Fejsbuk.

Rezultati është zyrtarizuar edhe nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve sipas të cilit kandidati Stefo ka marrë 5136 vota ndërsa rivali i tij Hajro ka marrë 3053 vota. Por vëzhguesit nga ana e tyre kanë vërejtur se pjesmarrja ishte e ulët, nën 50 përqind.
Zgjedhjet e së dielës për Bashkinë e Kolonjës, u mbajtën pas vdekjes së parakohshme të ish kryetarit Arben Malo i koalicionit të majtë në pushtet.