KRYEFAQJA » LAJME » Zgjedhjet në Kolonjë, socialisti Stefa përballë agroambientalistit Hajro
Zgjedhjet në Kolonjë, socialisti Stefa përballë agroambientalistit Hajro

Zgjedhjet në Kolonjë, socialisti Stefa përballë agroambientalistit Hajro

Mjeku Ilia Stefa do të përfaqësojë maxhorancën në zgjedhjet e parakohshme për Bashkinë e Kolonjës që do të mbahen më 20 nëntor. Ai është përzgjedhur nga PS, partia më e madhe e koalicionit në pushtet. Grupi i saj parlamentar votoi të hënën në unanimitet që Stefës ti besohet gara për kreun e Bashkisë së Kolonjës.
Një ditë më parë opozita e djathtë prezantoi Dritan Hajron e PAA, si kandidatin zyrtar të saj.
Zgjedhjet në Bashkinë e Kolonjës zhvillohen pasi kryetari Arben Malo u ndaj para kohe nga jeta.