KRYEFAQJA » LAJME » Zgjedhjet në Kroaci, në krye opozita
Zgjedhjet në Kroaci, në krye opozita

Zgjedhjet në Kroaci, në krye opozita

Në Kroaci, opozita konservatore është pozicionuar përpara koalicionit të së majtës në pushtet, në përfundim të zgjedhjeve parlamentare të së dielës. Por numri i votave të saj është i pamjaftueshme për krijimin e qeverisë. Koalicioni konservator i kryesuar nga Tomislav Karamarko, lideri i partisë kryesore të opozitës (HDZ), ka marrë 59 vende në parlamentin që numëron 151 deputetë, referuar rezultateve të nxjerra nga procesi i numërimit të rreth 70 për qind të votave në 6 500 qendra votim.
Aleanca e majtë “Kroacia rritet”, e drejtuar nga Partia Socialdemokrate (SDP) e kryeministrit në detyrë Zoran Milanoviç, ka marrë 55 vende, ndërsa në vendin e tretë është renditur grupimi Most me 19 vende.
Katër grupime të tjera do të ndajnë 10 vende ndërsa tetë vendet e mbetura janë të rezervuara për minoritetet kombëtare.
Këto janë zgjedhjet e para në Kroaci që prej anëtarësimit të ish-republikës jugosllave në Bashkimin Evropian, në vitin 2013. Ato kanë në sfond krizën e emigrantëve që e kanë kthyer këtë shtet në vend tranziti në Ballkan drejt Evropës Perëndimore si edhe të recesionit ekonomik.