KRYEFAQJA » LAJME » Zgjedhjet në Maqedoni, Gruevski: Pas 5 qershorit, zgjedhje të tjera
Macedonian Prime Minister Nikola Gruevski delivers a speech during a rally Skopje, Macedonia, May 18, 2015.  REUTERS/Marko Djurica
Macedonian Prime Minister Nikola Gruevski delivers a speech during a rally Skopje, Macedonia, May 18, 2015. REUTERS/Marko Djurica

Zgjedhjet në Maqedoni, Gruevski: Pas 5 qershorit, zgjedhje të tjera

“Pa marrë parasysh bojkotin e të gjitha partive, zgjedhjet do të mbahen më 5 qershor”. Kështu deklaroi ish-kryeministri i Maqedonisë Nikolla Gruevski njëkohësisht lider i VMRO-DPMNE-së në një intervistë për agjencinë Frans Pres. “Jemi në një situatë shumë të pakëndshme”, deklaroi Gruevski, duke theksuar se VMRO-DPMNE-ja është e vetmja nga katër partitë më të mëdha politike që do të marrë pjesë në zgjedhje. Gruevski i cili u dorëhoq nga funksioni para gjysmë viti pas dhjetë viteve si kryeministër, paralajmëroi se pas zgjedhjeve të 5 qershorit do të thërrasë edhe zgjedhje të tjera për t`i dhënë shansin qytetarëve që të zgjedhin. Lideri i partisë më të madhe opozitare, Zoran Zaev, përsëriti qëndrimin e tij se zgjedhjet nuk do të mbahen, pasi nuk ka kushte për realizimin e tyre. Të njëjtin qëndrim ka edhe bashkësia ndërkombëtare.