KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Zgjedhjet në Rusi, dalin rezultatet paraprake
zgjedhjet ne rusi, rezultatet paraprake, duma ruse, dhoma e ulet

Zgjedhjet në Rusi, dalin rezultatet paraprake

Pas 90% të votave të numëruara të zgjedhjeve të djeshme për Dumën Ruse, rezultatet zyrtare tregojnë se partia në pushtet, Rusia e Bashkuar, mund të fitojë më shumë se 300 vende në Dumën me 450 vende deputetësh. Kjo është e mjaftueshme për të siguruar shumicën kushtetuese prej 2/3-ash në Dhomën e ulët të Parlamentit të Rusisë. Rezultatet paraprake të shpallura sot herët në mëngjes nga Komisioni Qëndror i Zgjedhjeve, tregojnë se Rusia e Bashkuar ka fituar 54% të votave. Kjo parti mbështetet nga Presidenti, Vladimir Putin. Vetëm tri parti të tjera duket se do ta kalojnë pragun prej 5% për të siguruar pjesëmarrje në legjislaturën e re.