KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Zgjedhjet në Serbi, OSBE siguron mbarrëvajtjen e procesit dhe për serbët e Kosovës
Zgjedhjet në Serbi, partia e Vuçiç humb terren

Zgjedhjet në Serbi, OSBE siguron mbarrëvajtjen e procesit dhe për serbët e Kosovës

Misioni i OSBE-së në Kosovë beri sot te ditur se serbet e Kosoves do te mund te votojne ne pese qendra votimi me dege perkatese te hapura posacerisht per zgjedhjet e pergjithshme qe zhvillohen diten e diele ne Serbi. Sipas OSBE-se, jane marre te gjitha masat për nje shpërndarje të duhur gjeografike të këtyre qendrave dhe degëve, gjë që siguron mbulimin e duhur të zonave ku gjenden personat me të drejtë vote. OSBE do të perkujdeset per mbarevajtjen e procesit e votimit te zgjedhjeve serbe ne Kosove, nderkohe qe tashme ka marre ne dorezim fletet e votimit dhe listat e votuesve nga Komisioni Zgjedhor Republikan i Serbise. Procedurat e votimit, do te jene te njejta me ato te vitit 2014, nderkohe qe pas perfundimit te votimit, OSBE do t’i dergoje fletet ne Rashkë dhe Vranjë per t’ia dorezuar ato KZR-se për numerim.