KRYEFAQJA » LAJME » Zgjedhjet në Serbi, partia e Vuçiç humb terren
Zgjedhjet në Serbi, partia e Vuçiç humb terren

Zgjedhjet në Serbi, partia e Vuçiç humb terren

Rezultatet e votimeve të përsëritura në 15 qendra të votimit në Serbi tregojnë se Partia Përparimtare Serbe e kryeministrit Aleksandar Vuçiç ka humbur terren. Rezultatet paraprake nga votimet e 4 majit tregojnë se lëvizja anti-perëndimore Dveri, që i takon ekstremit të djathtë, ka kaluar pragun prej 5% të votave, të nevojshëm për përfaqësim parlamentar. Duket se Dveri, që ka dështuar të sigurojë 5-përqindëshin në vitin 2012 dhe 2014, tani do te ketë 13 vende në Parlamentin e Serbisë prej 250 anëtarësh. Kjo do të thotë se në parlament do të ketë zë më të fuqishëm për ata që kundërshtojnë përpjekjet e Serbisë për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian. Partia e Vuçic pritet të ketë tani 131 vende në Parlament, të mjaftueshme për një shumicë në legjislaturë, por 27 vende më pak se para zgjedhjeve të 24 prillit. Votimet e përsëritura më 4 maj kanë përfshirë më pak se 20,000 votues në 15 qendra votimi ku janë raportuar parregullsi në zgjedhjet e 24 prillit.