KRYEFAQJA » LAJME » Zgjedhjet në Serbi, triumfon Vuçiç
Zgjedhjet në Serbi, triumfon Vuçiç

Zgjedhjet në Serbi, triumfon Vuçiç

Kryeministri pro evropian i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, fitoi zgjedhjet e parakohshme parlamentare me rreth 51 përqind të votave, me një shkëputje të ndjeshme nga partitë dhe koalicionet e tjera në garë. Kryeministri Vuçiç u shpreh se ndjehet i nderuar që do të drejtojë përsëri qeverinë. Në vendin e dytë qëndrojnë socialistët e kryesuar nga Ivica Daçiçi, me rreth 12 përqind kurse partia ultra nacionaliste radikale u rendit e treta me 7 përqind. Kjo do të thotë se drejtuesi i kësaj partie Vojsllav Sheshel do të jetë tashmë deputet, pak muaj pasi u lirua nga gjykata e Hages, ku gjykohej për krimë kundër njerëzimit. Kjo parti e kundërshton anëtarësimin në BE dhe kërkon lidhje edhe më të forta me Rusinë.