KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Zgjedhjet në SHBA, Klinton merr kryesimin
Zgjedhjet në SHBA, Klinton merr kryesimin

Zgjedhjet në SHBA, Klinton merr kryesimin

Ndërsa numërimi votave po shkon drejt fundit demokratja Hillari Klinton ka marrë kryesimin e garës presidenciale në SHBA. Zonja Klinton kryeson me 197 vota zgjedhore nga 187 të kandidatit republikan Tramp. Numërimi është kryer në 36 nga 50 shtetet. Fituesit i duhen 270 vota zgjedhore. 

Në Florida ku përgjithësisht vendoset fati i zgjedhjeve, rezultati është 49.2 me 47.7 në favor të Trampit.
Ndërkohë republikanët kryesojnë edhe zgjedhjet për në Senatin Amerikan dhe Dhomën e Përfaqësuesve. Ata kanë marrë deri tani në Senat 47 vende nga 44 që kanë marrë demokratët, ndërsa në Dhomën e Përfaqësuesve 183 vende,  nga 131 vende për demokratët.