KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Zgjedhjet në SHBA, ndikimi i daljes së Britanisë
uk-usa-flag_2074931b

Zgjedhjet në SHBA, ndikimi i daljes së Britanisë

Vendimi i Britanisë për të dalë nga Bashkimi Evropian ka bërë jehonë edhe në fushatën presidenciale në Shtetet e Bashkuara. Kandidati i pritshëm i republikaëve për president, Donald Trump e sheh lëvizjen e Britanisë si një ripohim të mesazheve kryesore të fushatës së tij, ndërkohë që kandidatja demokratja Hillary Clinton i sheh komentet e tij si një provë të mëtejshme se Trumpi është i paaftë për postin e presidentit. Dalja e papritur e Britanisë nga B.E. e vuri në një pozitë të vështirë administratën e Presidentit Obama, e cila shpresonte për rezultat tjetër. John Kerry, Sekretar i Shtetit u shpreh: “Një vend ka marrë një vendim. Natyrisht, Shtetet e Bashkuara shpresonin për një vendim tjetër. Por kjo nuk ndodhi. Kështu që ne tani fillojmë të respektojmë vendimin e votuesve.” Por, kandidati i pritshëm i republikanëve për president, Donald Trump e mirëpriti rezultatin. “Njerëzit duan të rimarrin vendin e tyre. Ata duan të kenë pavarësi, në njëfarë mënyrë … Unë shoh një paralele mes asaj që po ndodh në Shtetet e Bashkuara dhe asaj që po ndodh këtu. Njerëzit duan të shohin kufijtë.” Kandidatja e pritshme demokrate, Hillari Klinton kritikoi reagimin e zotit Trump duke thënë se nga paqëndrueshmëria monetare britanike mund të përfitojnë bizineset e tij në Skoci. Ndërkaq një sondazh i ri tregon se zonja Clinton kryeson ndaj zotit Trump, por shumica e votuesve duan një drejtim të ri për Amerikën. Demokratët këmbëngulin se elektorati nuk është i verbuar nga nervozizmi dhe pakënaqësitë.