KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Zgjedhjet në SHBA, projektohet fitorja e Trampit dhe republikanëve
Tramp: "Është koha që Amerika të shërojë plagët e përçarjes"

Zgjedhjet në SHBA, projektohet fitorja e Trampit dhe republikanëve

Numërimi votave në zgjedhjet amerikane po projekton si president të ardhshëm të SHBA republikanin Donald Tramp dhe republikanët si fitues në Senat, Dhomën e Përfaqësuesve  dhe shumicën e guvernatorëve. Deri tani Trampi ka fituar 244 vota zgjedhore kundrejt 215 të demokrates Klinton. Fituesit i duhen 270 vota. Në senat rezultati është i ngushtë 48 me 47, po për republikanët. Në Dhomën e Përfaqësuesve 226 vende i kanë republikanët dhe 161 demokratët. Edhe gara për guvernatorë kryesohet nga republikanët 32 me 14.