KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Zgjedhjet në SHBA, Trump triumfon në 5 shtete në parapraket e së martës
zgjedhjet amerike donald trump hilari klinton

Zgjedhjet në SHBA, Trump triumfon në 5 shtete në parapraket e së martës

Kandidati republikan Donald Trump, fitoi në të 5-ta shtetet ku u zhvilluan zgjedhje paraprake të martën. Fitorja e çon atë një hap më pranë emërimit nga partia si kandidat i saj për president. Trump shkoi në zgjedhjet e së martës me 845 delegatë, i ndjekur nga Cruz me 559 dhe Kasich me 148. Dy kandidatet e tjere kanë rënë dakort që në shtetet që kanë mbetur në javët e ardhshme, të bashkëpunojnë për të mos lejuar Trumpin të sigurojë numrin e duhur të delegatëve, duke detyruar partinë ta zgjedhë kandidatin gjatë ditëve të kuvendit në korrik. Per kete arsye, zoti Trump e akuzoi Partinë e tij Republikane se po e trajton padrejtësisht, duke e cilësuar sistemin e emërimit si të manipuluar. Në kampin demokrat, ish sekretarja e shtetit Hillary Clinton fitoi në 4 shtete kurse senatori i Vermontit, Bernie Sanders vetem ne nje. Klintoni i ka lene mjaft mbrapa rivalet e sja demokrate, duek e quajtur gati te perfnduar garen brenda partise demorkate. Zgjedhjet për president në SHBA do të mbahen më 8 nëntor. Fituesi do të pasojë presidentin aktual, Barack Obama.