KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Zgjedhjet nuk e zgjidhin krizën politike në Spanjë
MarianoRajoy_web

Zgjedhjet nuk e zgjidhin krizën politike në Spanjë

Partia Popullore e Spanjës, e cila udhëhiqet nga kryeministri në detyrë, Mariano Rajoy, ka fituar zgjedhjet parlamentare të së dielës, por jo edhe shumicën e nevojshme për të qeverisur e vetme. Partia Socialiste ka dalë e dyta, ndërsa aleanca e krahut të majtë Unidos Podemos e treta. Zgjedhjet e përsëritura kanë dështuar të zgjidhin ngërçin politik, i cili zgjat që prej gjashtë muajsh. Rezultati jobindës në zgjedhjet e dhjetorit ka shkaktuar negociata të pasuksseshme midis partive. Por, Rajoy ka thënë se partia e tij ka fituar zgjedhjet dhe për këtë arsye ka të drejtë të qeverisë.