KRYEFAQJA » LAJME » Zgjedhjet parlamentare 2017, pritet lëvizje e numrit të mandateve
Zgjedhjet parlamentare 2017, pritet lëvizje e numrit të mandateve

Zgjedhjet parlamentare 2017, pritet lëvizje e numrit të mandateve

Numri i mandateve të deputetëve sipas zonave për zgjedhjet parlamentare të vitit 2017, do të përcaktohet nga KQZ brenda muajit nëntor. Burime zyrtare brenda këtij komisioni, bëjnë me dije se Zyrës së Gjëndjes Civile i është kërkuar numri i saktë i banorëve sipas qarqeve, në mënyrë që të kryen përllogaritjet sipas formulës matematikore. Sipas Kodit Zgjedhor numri total i shtetasve, sipas Regjistrit Kombëtar të Gjendjes Civile, pjestohet me numrin 140 të mandateve të Kuvendit, prej nga ku del numri mesatar i shtetasve që i takojnë çdo mandati të Kuvendit. Lista e përftuar i dërgohet Kuvendit, i cili po sipas ligjit e miraton ndarjen e mandateve të deputetëve për zgjedhjet e vitit 2017 me procedurë të përshpejtuar. Sipas ekspertëve që mbulojnë çështjet zgjedhore, pritet të ketë lëvizje në numrin e mandateve për disa zona zgjedhore për shkak tëndarjes së re territoriale dhe lëvizjeve demografike që kanë ndodhur në Shqipëri. Burime mediatike parashikojë pakësim mandatesh në Berat e Kukës dhe shtim mandatesh në Tiranë e Durrës. Mendohet se këto zhvillime do të provokojnë polemika mes maxhorancës dhe opozitës. Vazhdimisht palët kanë debatuar lidhur me ndarjet e mandateve në zona të ndryshme në varësi të mbështetjes që elektorati u ka dhënë forcave politike në këto zona.