KRYEFAQJA » LAJME » Zgjedhjet parlamentare, lista të hapura apo të mbyllura?
Zgjedhjet parlamentare, lista të hapura apo të mbyllura?

Zgjedhjet parlamentare, lista të hapura apo të mbyllura?

LSI, partia e dytë më e madhe e koalicionit qeveritar në Shqipëri, vlerëson se në zgjedhjet e ardhshme parlamentare që parashikohet të mbahen në vitin e adhshëm, të përdoren listat e hapura. Kryetari i grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, njëherësh nënkryetar i saj Petrit Vasili, duke folur për gazetarët tha se, listat e hapura janë praktikë evropiane dhe se kjo çështej sipas tij do shtrohet për diskutim në komisionin e posçëm parlamentar të Reformës Zgjedhore. “Zgjedhësit të jenë gjithnjë e më të ndërgjegjshëm për këtë zgjedhin dhe kush do t’i përfaqësojë. Ky është një thelb shumë pozitiv dhe i shëndetshëm, një praktikë që edhe vende të tjera e kanë zbatuar” tha zoti Vasili.
Nga ana e saj PS ende nuk ka një vendim për këtë çështje, por krey i saj dhe kryeministri i vendit Edi Rama është shprehur kundër listave të hapura. “Personalisht jam kundër listave të hapura, por kjo çështje kërkon një diskutim të gjerë. Unë jam që të zbatohen rekomandimet e OSBE-ODHIR” tha zoti Rama gjatë vizitës në Beograd.
Nga ana e saj edhe PD më e madhja e opozitës është shprehur kundër listave të hapura.
Pritet që kjo çështje të jetë ndër më të debatuarat me rastin e diskutimit dhe miratimit të Reformës së re Zgjedhore. Kjo është një nga çështjet më të debatueshme sa herë që vjen stina e zgjedhjeve. Specialistët e politikës vlerësojnë se qëndrimi ndaj kësaj çështjeje tregon dhe nivelin e demokratizimit të partisë. Sipas tyre në partitë shqiptare, në përzgjedhjet e kandidatëve për deputet, më shumë dominon vendimi i kreut të saj se sa i forumeve dhe anëtarësisë së partisë.