KRYEFAQJA » LAJME » Zgjedhjet për Bashkinë e Kolonjës do të mbahen më 20 nëntor
Zgjedhjet për Bashkinë e Kolonjës do të mbahen më 20 nëntor

Zgjedhjet për Bashkinë e Kolonjës do të mbahen më 20 nëntor

Presidenti Bujar Nishani ka dekretuar 20 nëntorin si datën e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të Bashkisë së Kolonjës. Zgjedhjet mbahen pas ndarjes nga jeta të ish kryebashkiakut Arben Malo, si pasojë e një ataku kardiak. Malo ishte përfaqësues i koalicionit të majtë, aktualisht në pushtet.
Partitë politike ende nuk janë përcaktuar përfundimisht kandidatët që do të marrin pjesë në këto zgjedhje, por ato pritet të konsiderohen si një test në prag të zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm. Maxhoranca e majtë e kryeministrit Rama synon një rikonfirmim të mandatit, ndërsa opozita e djathtë rikthimin në pushtet pas katër vjetëve në opozitë.