KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Zgjedhjet presidenciale, Klinton dhe Tramp intensifikojnë takimet
Zgjedhjet presidenciale, Klinton dhe Tramp intensifikojnë takimet

Zgjedhjet presidenciale, Klinton dhe Tramp intensifikojnë takimet

Në Shtetet e Bashkuara, demokratja Hillari Klinton dhe republikani Donald Tramp shkuan të martën nëpër mitingje në shtete me rëndësi të veçantë për javën e fundit të fushatës së tyre presidenciale. Klinton ishte në Florida, në tre qytete të ndryshme, ku ka shtuar sulmet ndaj rivalit Tramp, duke e etiketuar atë si kritikues dhe paragjykyes ndaj grave për pamjet e tyre fizike. Klinton tha se Tramp kishte një histori 30-vjeçare të “, degradimit, poshtërimit, fyerjeve dhe sulmeve” ndaj grave. Florida është me rëndësi të veçantë për garën dhe Trump ka pranuar se që të sigurojë fitoren e zgjedhjeve të javës së ardhshme, atij i duhet fillisht të fitojë Floridën.
Sondazhet e diteve të fundit tregojnë se Tramp udhëheq me 1 për qind garën në këtë shtet, por mbetet ende i paqartë rezultati, në kushtet kur të dy kandidatët po kryejnë vizita të shumta atje, gjatë ditëve të fundit para zgjedhjeve. Tramp vizitoi të martën dy shtete, ku Klinton ka kryesuar ndjeshëm garën: shtetin lindor të Pensilvanisë dhe atë qendror të Uiskonsinit, me shpresën për t’i ndryshuar votuesve mendimin në favor të tij; sot ai shkon përsëri në Florida. Tramp e ka quajtur Klinton ” të korruptuar” dhe tha se ajo do të “shkatërrojë gjithmonë sistemin shëndetësor amerikan”.
Sondazhet në rang kombëtar vazhdojnë të tregojnë Hillari Klintonin si kryesuese të garës me Donald Trampin. Megjithatë, zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara nuk përcaktohen nga vota popullore, por nga rezultati në secilin prej 50 shteteve dhe kryeqytetit Uashington: shtetet më të mëdha kanë më tepër peshë në rezulatin e përgjithshëm të zgjedhjeve. Bazuar në rezultatet e secilit prej shteteve, kandidatit fitues i duhet të sigurojë të më shumë se 270 prej 538 votave të Kolegjit Elektoral.