KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Zgjerimi i aeroportit të Londrës
aeroport, zgjerim, londer, hithrou

Zgjerimi i aeroportit të Londrës

Qeveria britanike ka miratuar zgjerimin e aeroportit Hithrou në Londër me anë të krijimit të një piste të re. Ministrat miratuan planin e shumëpritur në mbledhjen e kabinetit gjatë së martës, duke e konsideruar këtë vendim si tepër të rëndësishëm. Sipas tyre, zgjerimi do të përmirësojë lidhjet e Mbretërisë së Bashkuar me pjesën tjetër të botës, duke i hapur rrugë më shumë marrëveshjeve tregtare dhe vendeve të punës. Të dy unionet dhe grupet e biznesit mirëpritën vendimin për zgjerimin e Heathrow, ndërkohë që menaxherët aeroportualë thanë se ata janë gati të ndërtojnë një pistë të tretë e cila do të jetë e përballueshme dhe do të sigurojë përfitime për të gjithë Mbretërinë e Baskuar. Zgjerimi i kapacitetit të aeroportit ka qenë një çështje e diskutuar prej shumë vitesh. Por vendimi ka nxitur menjëherë protesta nga qytetarë të cilët mendojnë se një pistë e tretë do të ndikojë negativisht në klimën globale, duke rritur çlirimin në atmosferë të gazrave të dëmshme. Ata kanë manifestuar para godinës së parlamentit, ku kanë krijuar një “pistë njerëzore”. Të indinjuar, demonstruesit kanë thënë se ky vendim bie në kundërshti me detyrimet kombëtare dhe ndërkombëtare të vendit në adresimin e ndryshimeve klimaterike të arritur në marrëveshjen e Parisit vetëm një vit më parë. Ata gjithashtu shtuan se ndërtimi i pistës do të çojë në shkatërrimin e shumë shtëpive përqark aeroportit dhe në shtimin e zhurmave për banorët.