KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Zgjidhet Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së
antonio-guterres, sekretar i pergjithshem i okb, zgjidhet, kryeministri portugez

Zgjidhet Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së

Ish-kryeministri i Portugalisë, Antonio Guterres është zgjedhur edhe zyrtarisht në postin e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara, pas miratimit të një rezolute nga 193 vendet anëtare të OKB-së. Presidenti i Asamblesë së Përgjithshme të këtij organizmi, Peter Thomson, pasi prezantoi rezolutën, kërkoi nga vendet anëtare që ta miratonin atë në unanimitet, gjë që u shoqërua me duartrokitje, e në fund trokiti edhe “çekanin” e përfundimit të votimit. Guterres, 67 vjeç, ka shërbyer edhe si shef i agjencisë për refugjatët në OKB për 10 vjet, detyrë që e përfundoi në dhjetor të vitit të kaluar, ndërsa postin e kryediplomatit të botës do ta marrë më 1 janar, pas përfundimit të mandatit të dytë 5-vjeçar të Ban Ki-moon.