KRYEFAQJA » LAJME » Zharrëz, dëme materiale nga lëkundjet e tokës
termet, fier, dje, magnitude e larte, deme, shtepi te shembura, kaos, humbje ,shkaterrim, shembje

Zharrëz, dëme materiale nga lëkundjet e tokës

Dy lëkundjet e tokës që u rregjistruan pas mesnatës të së dielës duke u gdhirë e hënë në Fier, njëra prej të cilave me magnitudë 4 ballë nuk ka kaluar pa pasoja. Banorët e Zharrëzës tregojnë për TVSh tronditjen dhe dëmin në banesa.  Si pasojë e tërmetit më ra të fikët e ngela pa ndienja.” “ Sot më ndodhi një tronditje shumë e rëndë, e cila ka më shumë se dy vjet që ndodh, por mbrëmë rreth orës 12 dhe 13 kanë dalë të gjithë banorët përjashta.” “Ka rënë i gjithë pallati dhe unë jam vetëm një njeri prej mishi e gjaku.” “Shtëpitë e zonës janë shkatërruar në masë”. Autoritetet vendore kanë filluar verifikimin e dëmeve. Por këto lëkundje banorët i lidhin me shpërthimet e kompanisë së nxjerrjes së naftës.