KRYEFAQJA » LAJME » Zhbogar: Respektoni vendimin e Gjykatës Kushtetuese
Zhbogar: Respektoni vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Zhbogar: Respektoni vendimin e Gjykatës Kushtetuese

Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar u ka bërë thirrje forcave politike në Kosovë të marrin parasysh dhe të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese që ka të bëjë me vlerësimin e parimeve për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serb. Një ditë më parë kjo gjykatë u shpreh se marrëveshja për themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe nuk është tërësisht në harmoni me Kushtetutën e Kosovës. Gjykata Kushtetuese ka konstatuar se Asociacioni i Komunave me shumice Serbe do të themelohet, siç është paraparë me Marrëveshjen e parë, të ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe shpallur nga Presidentja e Kosovës. Zhbogar pret që të gjitha palët ta respektojnë këtë vendim ashtu që akti ligjor i Qeverisë së Kosovës për zbatim të kësaj Marrëveshjeje dhe Statuti pasues të përgatiten sa më shpejtë që është e mundur.