KRYEFAQJA » LAJME » Zhduken deshmitarët që provojnë se Almir Daci rekrutoi luftëtarë në Siri
Zhduken deshmitarët që provojnë se Almir Daci rekrutoi luftëtarë në Siri

Zhduken deshmitarët që provojnë se Almir Daci rekrutoi luftëtarë në Siri

Çifti i dëshmitarëve që do të provonte përpara Gykatës së Krimeve të Rënda, se i afërmi i tyre është rekrutuar dhe dërguar për mision lufte në Siri, është zhdukur. Edhe në seancën e rradhës të mbajtur të enjten, Rudina dhe Ali Duka nuk janë paraqitur pas thirrjes për të dëshmuar, në favorë të akuzës. Dhe pse prej 15 seancash prokuroria për krimet e rënda, nuk heq dorë nga dëshmia e çiftit, i cili nuk gjëndet më në adresën e dhënë. Prej muajsh, prokuroria dhe gjykata janë në pritje që komisariatet e policisë të gjejnë dëshmitarët e shumë kërkuar, por ajo që është konstatuar është se ata janë zhdukur.

Në këtë seancë, prokuroria për krimet e rënda kërkoi shtyrjen e seancës dhe zhvillimin e saj në datën 7 dhejtor. Kjo kohë do ti nevojitet prokurorisë të vihet në kërkim të dëshmitarëve. Almir Daci, ish imami i Leshnicës, është nën akuzë për rekrutim dhe pjesmarrje në luftë në Siri. Që prej nisjes së proçesit gjyqësorë ndaj tij, gjykata kërkoi konfirmimin me dokumenta se ai është vrarë në luftë, për të vendosur mbylljen ose jo të procesit penal.