KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Zhduket avioni i ”Egyptair” që fluturonte nga Parisi në Kajro
Zhduket avioni i ”Egyptair” që fluturonte nga Parisi në Kajro

Zhduket avioni i ”Egyptair” që fluturonte nga Parisi në Kajro

Një avion i kommpanisë ajrore ”Egyptair”, me fluturim nga Parisi në Kajro, u zhduk nga radarët në orët e para të mëngjesit të së enjtes. Avioni me 66 persona në bord, me numër fluturimi MS 804 ishte nisur nga aeroporti francez ”Charles de Gaule” të mërkurën në orën 23:09 dhe u zhduk nga radarët në orën 02:45, sapo ishte futur në hapësirën ajrore të Egjiptit, rreth 11.300 metra lartësi.
Kontaktin e fundit mësohet se avioni e ka pasur në hapësirën greke. Autoritetet egjiptiane në kordinim me ato greke kanë nisur një operacion kërkimi.Në bordin e avionit ndodheshin 30 egjiptianë, 15 francezë, një kuvajtian, një saudit, një britanik, një belg, 2 irakianë, një pasagjer nga Çadi, një kanadez, një algjerian,një sudanez, një portugez. Midis pasagjerëve tre ishin fëmijë.