KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Zhulian Assanzh “është arrestuar në mënyrë arbitrare”
Zhulian Assanzh

Zhulian Assanzh “është arrestuar në mënyrë arbitrare”

Një panel i Kombeve të Bashkuara vendosi që themeluesi i ueb-faqes uikiLiks , Zhulian Assanzh, është arrestuar në mënyrë arbitrare. Vendimi zyrtar pritet të publikohet të premten. Në Kombet e Bashkuara në Gjenevë, ku Grupi Punues mbi Ndalimin Arbitrar ka shqyrtuar kërkesën e zotit Asanzh zyrtatet nuk kanë bërë komente. Assange, 44 vjeç, kërkohet në Suedi, nën akuzat për sulme seksuale në vitin 2010, të cilat ai i hedh poshtë. Ai është strehuar në Ambasadën e Ekuadorit në Londër në qershor të vitit 2012, për të shmangur ekstradimin. Në vitin 2014, beri ankese te Kombet e Bashkuara se “është ndaluar në mënyrë arbitrare”. Ueb-faqja e zotit Asanzh, ëikiLeaks, ka publikuar dokumente sekrete të Qeverisë amerikane dhe ai druan se Uashingtoni do të kërkojë transferimin e tij në SHBA nëse ai dërgohet në Suedi.