KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Zhvillime të reja në debatin për garën presidenciale
debati presidencial zgjedhjet ne amerike

Zhvillime të reja në debatin për garën presidenciale

Kandidatët e partisë republikane mbajtën debatin e tyre të tretë në televizion, në një kohë kur anketat e kanë zbritur miliarderin Donald Trump në vend të dytë, pas neokirurgut në pension Ben Karson. Në debatin e mbajtur në Kolorado në rrjetin televiziv CNBS, mbizotëruan tonet e ashpra sepe kritikat dhe pyetjet e nxehta ishin të shumta. “Zoti Trump, ke premtuar se do të ndërtosh mur me Meksikën, do të dëbosh 11 milionë emigrantë, do të ulësh me 10 miliardë dollarë taksat pa rritur defiçitin, ke premtuar të zevëndësosh budallallëkun e udhëheqësve aktuale me gjenialitetin tënd. A nuk duken si libër komik këto?” – ishte një  nga këto pyetje drejtuar zotit Trump. Përgjigjen e dhanë më mirë kandidatët e tjerë duke i quajtur këto premtime fantazi. Zoti Carson tha se ai nuk donte të binte në “batakun” e zotit Trump. Në gjendje kritike të fushatës ndodhet ish-guvernatori i Floridës Jeb Bush, i cili ka mbetur prapa në sondazhet kombëtare.