KRYEFAQJA » LAJME » Zhvillohet stërvitja vjetore detare “Vlora SAREX – 2016”

Zhvillohet stërvitja vjetore detare “Vlora SAREX – 2016”

Në ujrat e gjirit të Vlorës u zhvillua një nga stërvitjet më të rëndësishme vjetore të Forcës Detare, “Vlora SAREX – 2016”. Në këtë stërvitje morën pjesë me personel dhe mjete: Forca Detare, Delta Force dhe Policia Kufitare, konkretisht, Forca Detare me 3 anije, Delta Force me një motoskaf dhe Policia Kufitare me 2 mjete.

Gjatë stërvitjes pjesëmarrësit zbatuan një plan të detajuar, ku përfshiheshin skenarë të ndjekjes dhe bllokimit të mjeteve të shpejta që kryejnë trafik të paligjshëm, operacion për zbatimin e ligjshmërisë detare në një anije tregtare deri në bordimin e saj, operacione dhe veprime kundër mjeteve detare që kryejnë akte terroriste, operacione kërkim – shpëtimi në bashkëveprim me mjete ajrore.