KRYEFAQJA » LAJME » Zidane: Morata të jetë me çdo kusht në skuadër
Zidane: Morata të jetë me çdo kusht në skuadër

Zidane: Morata të jetë me çdo kusht në skuadër

Trajneri i Realit të Madridit, francezi Zinedine Zidane u ka bërë të qartë drejtuesve të klubit se dëshiron që Alvaro Morata të jetë me çdo kusht në skuadër. Pas lajmeve se Reali po bisedon për shitjen e Alvaros, Zizu ka reaguar duke thënë se Morata është zëvëndësuesi i Ronaldos që do t’i mungojë ekipit si shkak i dëmtimit në finalen e Euro 2016.

Zidane e ka mendjen tek finalja e Superkupës së Europës që do ta zhvillojë ndaj Sevilies me 9 gusht. Kryesisht për këtë arsye ai ka si pikësynim që Morata të zevendësojë sulmuesin portugez dhe i ka kërkuar bordit drejtues që të ndërpresë çdo bisedë me klubet e tjera për shitjen e sulmuesit spanjol.