KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Zija Çela “Nderi i Kombit”
Zija Çela “Nderi i Kombit”

Zija Çela “Nderi i Kombit”

Presidenti Bujar Nishani ka nderuar me Dekoratën “Nderi i Kombit” shkrimtarin e njohur Zija Çela. Motivacioni është “Në vlerësim të figurës së tij të shquar si përfaqësues i denjë dhe i veçantë i letrave bashkëkohore shqipe si dhe të kontributit të spikatur e të rrallë si eseist dhe publicist”. Një cermoni të zhvilluar me këtë rast zoti Nishani tha se “Shpirti i madh dhe i dhembshur i shkrimtarit Zija Çela përbën një rast unik në letrat shqipe. Ai shfaqet … si një planet letrar, krejt më vete, i pakrahasueshëm. “Ne presim prej tij akoma vepra po aq të arrira, si ato që ka realizuar deri tani, të cilat do të jenë burim frymëzimi i brezave të rinj dhe arkiv i denjë i fondit më të lartë shqiptar në Bibliotekën tonë Kombëtare” tha zoti Nishani.
Krijimtaria e Zija Çelës nis rreth katër dekada e gjysëm më parë për t’u mishëruar në afro 25 vepra, mjaft prej të cilave fituese të çmimeve të ndryshme.