KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Zjarr masiv në Santa Barbara
Zjarr masiv në Santa Barbara

Zjarr masiv në Santa Barbara

Një zjarr masiv ka përfshirë disa dhjetra hektarë me pyje në Santa Barbara të Kalifornisë. Zjarrfikësit, të ndihmuar me mjete nga ajri, po përpien të frenojnë përparimin e flakëve drejt disa fermave. As 400 ton ujë të hedhur përditë në këtë zonë nuk po arrijen t’i shuajnë zjarret që u shfaqën para dy ditësh. Në terren janë angazhuar 2 mijë zjarrfikës dhe vullnetarë, ndërsa autoritetet thanë se ende nuk kanë lëshuar ndonjë urdher evakuimi për banorët e zonës përreth. Zjarre kanë shpërthyer edhe në Nju Meksiko, ku janë djegur deri tani 24 shtëpi.