KRYEFAQJA » LAJME » Zjarr në apartament, humbet jetën një 4 vjeçar
Zjarr në apartament, humbet jetën një 4 vjeçar

Zjarr në apartament, humbet jetën një 4 vjeçar

Ka përfunduar si tragjedi zjarri i rënë të martën pas dite në një apartament në katin e shtatë të një pallati në zonën e Unazës së Re në Tiranë. Një fëmijë 4 vjeç ka humbur jetën pasi është harruar në banesë gjatë evakuimit. Prindërit në gjendje alarmi dhe asfiksie, nuk kanë të kuptojnë nëse djali i tyre ndodhej në banesë apo kishte dalë jashtë. Ata janë transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën e parë.
Tre ekipe zjarrëfikësish kanë mbërritur sipas banorëve me vonesë, e po me vonesë ka mbërritur edhe ambulanca, ç’ka ka sjellë irritimin e tyre. Situata është normalizuar, por zjarrëfikësve dhe policisë u është dashur të evakuojnë banorët e pallatit. Operacioni për fikjen e zjarrit është kryer në kushte të vështira për shkak se apartamenti ndodhej në lartësi. Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes, por dyshohet se shkaku i tij është një defekt në sistemin elektrik.