KRYEFAQJA » LAJME » Zjarr në banesë, humb jetën fëmija 2 vjeç
Zjarr në banesë, humb jetën 2 vjeçari
Foto arkivi

Zjarr në banesë, humb jetën fëmija 2 vjeç

Një fëmijë 2 vjeç ka humbur jetën pasi banesa ku jetonte u përfshi nga flakët. Ngjarja tragjike ka ndodhur mëngjesin e së enjtes, në Babrru, zonë periferike e Tiranës. Policia njoftoi se bashkë me zjarrëfikset ka ndërhyrë në banesën ku ndodheshin dy fëmijë të mitur, duke arritur të shpëtojnë vetëm një prej tyre. Ende nuk dihet identiteti i fëmijëve dhe arsyet se përse ata ishin lënë vetëm në banesë. Të paqarta janë edhe shkaqet e zjarrit që ka rënë. Dyshohet për një shkëndijë në rrjetin elektrik.