KRYEFAQJA » LAJME » Zjarr në burgun e Shën Kollit, një i dënuar ka humbur jetën
Viktima nga zjarri në Shën Koll, shkarkime masive nga detyra

Zjarr në burgun e Shën Kollit, një i dënuar ka humbur jetën

Një person ka vdekur dhe dy të tjerë janë plagosur nga një zjarr i rënë të shtunën në mesditë në një ambient të burgut të Shën Kollit në Lezhë, rreth 60 kilometra me veri të Tiranës, njoftoi policia. Forcat zjarrfikëse dhe policia kanë shkruar menjëherë në vendngjarje dhe kanë bërë të mundur shuarjen e zjarrit dhe vënien në kontroll të situatës. Të plagosurit janë dërguar në spitalin e Lezhës për ndihmë mjekësore. Ende nuk dihet shkaku i zjarrit, por mendohet se ai ka ardhur nga shpërthimi i një bombole gazi. Policia lokale dhe FNSH kanë marrë në ruajtje perimetrin e jashtëm të burgut. Sipas njoftimeve të dënuarit janë nxjerrë në ambientet e hapura. Burgu i Shën Kollit ka një kapacitet prej 700 të dënuarish.