KRYEFAQJA » LAJME » Kulturë » Zjarr në katin përdhes të Bibliotekës Kombëtare
Zjarr në katin përdhes të Bibliotekës Kombëtare

Zjarr në katin përdhes të Bibliotekës Kombëtare

Një zjarr ka përfshirë katin përdhes të Bibliotekës Kombëtare që ndodhet në anën jugore të Pallatit të Kulturës në qendër të Tiranës. Shkak ka qenë një shkëndijë në sistemin elektrik. Zjarfikësit kanëndërhyrë menjëherë duke e arritur ta shuajnë zjarrin. Dëmet sipas zëvendësministrit të kulturës, Zef Çuni nuk janë të mëdha. Bëhet fjalë për djegien e një fondi librash që i përkasin letërsisë ruse në kohën e ish Bashkimit Sovjetik. Ngjarja ndodh ndërsa është hartuar projekti i rikonstruksionit të Bibliotekës Kombëtare.