KRYEFAQJA » LAJME » Zjarre masive në Gjirokastër

Zjarre masive në Gjirokastër

Gjatë 24 orëve të fundit në Qarkun e Gjirokastrës janë rregjistruar disa zjarre masive me dëme të konsiderueshme në sipërfaqet pyjore dhe kullota. Një vatër problematike zjarri ka qenë ajo e rregjistruar në zonën e fshatit Prongji, Gjirokastër ku është dashur ndërhyrja nga ajri me helikopter për shuarjen e flakëve.

Ndërkohë edhe në Përmet është dashur ndërhyrja e shërbimit zjarrfikës për shuarjen e një zjarri në kullotat në afersi të rrugës kombëtare Këlcyrë-Përmet.

Sipas policisë, në jo pak raste bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme ndaj dhe apeli i bluve për banorët e zonave.

Përballë këtyre rasteve, shuarja e zjarreve nga efektivët zjarrfikës shkon paralelisht me angazhimin e policisë lokale dhe organet e drejtësisë për ndëshkimin ligjor të autorëve të zjarreve të qëllimshëm. Gjatë kësaj vere zjarrfikësit në Qarkun e Gjirokastrës kanë ndërhyrë për shuarjen e rreth 120 zjarreve në pyje dhe kullota.