KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Zjarre në Kaliforni
EPA/RYAN BABROFF
EPA/RYAN BABROFF

Zjarre në Kaliforni

Më shumë se 80 mijë persona janë evakuuar për shkak të zjarreve të fuqishme në pjesën lindore të Los Anxhelosit, në shtetin amerikan, Kaliforni. Guvernatori i këtij shteti, Jerri Braun ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme. Rreth 34 mijë shtëpi janë të rrezikuara, ndërsa gjendje e rëndë mbretëron në rajonin San Bernardino, që është 100 kilometra në lindje të Los Anxhelosit. Disa ndërtesa janë shkatërruar, ndërsa në luftën për ndaljen e stuhisë së zjarrit janë përfshirë agjencitë shtetërore të Kalifornisë. Autoritetet kanë urdhëruar evakuimin e më se 80 mijë banorëve, ndërsa është mbyllur një autostradë kryesore në vend.