KRYEFAQJA » LAJME » Zjarret në Gjirokastër
Zjarre masive, Gjirokastër

Zjarret në Gjirokastër

Rajoni i Gjirokastrës edhe këtë vit është përfshirë nga vatra lokale të zjarreve, qoftë këto aksidentale ose të ndezura qëllimisht nga dora e njeriut. Për ta parandaluar këtë situatë, Shërbimi Zjarfikës në Gjirokastër ka ndërhyrë në në zjarret e rëna në pyje dhe kullota. zjarret problematike u rregjistruan në afërsi të fshatrave Cepo, Shtëpëz dhe Subash. Ndërhyrja e Shërbimit Zjarrfikës, efektivave të policisë dhe banorëve të zonës shmangu dëmtimin nga zjarri edhe të Parkut Natyror të Ujit të Ftohtë, Tepelenë. Task Forca Rajonale që funksionon pranë Prefekturës së Gjirokastrës vazhdon të kordinojë punën për parandalimin dhe shuarjen në kohë të vatrave të zjarreve. Gjatë kësaj vere në qarkun e Gjirokastrës janë rregjistruar rreth 120 vatra zjarresh në pyje dhe kullota. Zjarret nuk kanë shkaktuar dëme në banesa, siperfaqe të mbjella me drufrutorë.