KRYEFAQJA » LAJME » Zjarret vazhdojnë të mbajnë të rrethuar Shëngjinin
Qyteti bregdetar i Shëngjinit po jeton prej katër ditësh me ankthin e zjarreve që e rrethojnë. Mëngjesin e së shtunës janë aktivizuar tre vatra të reja zjarri duke e përkeqësuar sërish situatën. Zjarret favorizohen nga era e fortë. Zonat më problematike janë "Rana e Hedhun", Mali i Rrencit, por edhe zona Rrojit pranë Velipojës. Zjarrëfikëset dhe ushtria kanë ndërhyrë me intensitet, madje dhe nga ajri, por situata mbetet e vështirë. Banorët e zonës janë të shqetësuar dhe kanë akuzuar autoritetet se nuk kanë ndërhyrë në kohë.

Zjarret vazhdojnë të mbajnë të rrethuar Shëngjinin

Qyteti bregdetar i Shëngjinit po jeton prej katër ditësh me ankthin e zjarreve që e rrethojnë. Mëngjesin e së shtunës janë aktivizuar tre vatra të reja zjarri duke e përkeqësuar sërish situatën. Zjarret favorizohen nga era e fortë. Zonat më problematike janë “Rana e Hedhun”, Mali i Rrencit, por edhe zona e Rrojit pranë Velipojës. Zjarrëfikëset dhe ushtria kanë ndërhyrë me intensitet, madje dhe nga ajri, por situata mbetet e vështirë. Banorët e zonës janë të shqetësuar dhe kanë akuzuar autoritetet se nuk kanë ndërhyrë në kohë. Bilanci i dëmeve ende nuk është bërë, por sipas autoriteteve lokale bëhet fjalë vetëm për djegien e disa pyjeve me pisha dhe shkurre. Nuk ka njoftime për dëme në banesa. Operatorët turistikë janë ankuar se mjaftë pushues kanë ndërprerë pushimet dhe janë larguar.