KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Zjarri në Moskë, 8 zjarrfikës humbin jetën
rusi, moske, zjarr, 8 te vdekur, zjarrfikes, zjarr gjigand,

Zjarri në Moskë, 8 zjarrfikës humbin jetën

Tetë zjarrfikës në Moskë kanë humbur jetën, ndërsa përpiqeshin të shuanin zjarrin në një depo. Komiteti Hetues në Rusi ka thënë se autoritetet kanë filluar hetimet për zjarrin më 22 shtator, në veri të Moskës. Në depon ku shpërtheu zjarri kishte objekte plastike dhe mallra të tjera. Zjarri i madh në këtë depo, shkaktoi edhe rrëzimin e çatisë së kësaj ndërtese. Më 27 gusht, si pasojë e një zjarri në një depo në Moskë u vranë 17 persona.