KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Zjarri përfshin një hotel në Kajro të Egjiptit, viktima dhe të plagosur
zjarri ne hotel ne Kajro

Zjarri përfshin një hotel në Kajro të Egjiptit, viktima dhe të plagosur

Një hotel dhe disa ndërtesa të tjera përreth tij në qendër te Kajros, në Egjipt është pëfshirë nga zjarri. Të paktën 3 persona kanë humbur jetën, ndërsa më shumë se 90 të tjerë janë plagosur, sipas autoriteteve vendore. Zjarri pëfshiu në fillim hotelin “Andaluzi” ndërsa më pas pëfshiu edhe 3 ndërtesa që ndodheshin pranë hotelit. Pjesa më e madhe e personave të dërguar në spital, shfaqën probleme me frymëmarrjen, ndërsa të tjerët kishin pësuar djegje në trup. Autoritetet po hetojnë për të gjetur shkakun e rënies së zjarrit.