KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Zonja e parë amerikane hap llogari në “Snapchat”
zonja e pare amerikane, obama

Zonja e parë amerikane hap llogari në “Snapchat”

Zonja e parë e SHBA-së, Michelle Obama, ka hapur më në fund llogarinë e saj zyrtare në “Snapchat”. Duke filluar nga dje, Michelle ka nisur të postojë nga Shtëpia e Bardhë eventet, fotot apo videot e saj. Duke qenë se ajo merret prej kohësh me aktivitete sociale, sipas sekretares së medias së Michelle-it Joanna Rosholm, zonja e parë zgjodhi Snapchat-in si një mënyrë më të mirë për t’u lidhur me të rinjtë e për të diskutuar platformën e saj. Ndjekësit e saj mund të ndjekin edhe udhëtimin e saj javën e ardhshme në Afrikë dhe Europë. Në kuadër të nisëmës së saj “Let Girls Learn”, Michelle do të udhëtojë në Liberi, Marok dhe Spanjë ku do të takohet me të vajza të reja për të diskutuar për edukimin.