KRYEFAQJA » LAJME » Zoran Zaev: Maqedonia e ka pranuar Kosovën, por duhet të përmirësojmë marrëdhëniet me Serbinë

Zoran Zaev: Maqedonia e ka pranuar Kosovën, por duhet të përmirësojmë marrëdhëniet me Serbinë

Kryetari i Lidhjes Socialdemokrate te Maqedonisë, Zoran Zaev, në një deklaratë për mediat serbe ka komentuar votën pro të Maqedonisë për Kosovën në UNESCO duke e cilësuar si të kotë prishjen e miqësisë me Serbinë. Zaev, i cili pretendon të fitojë zgjedhjet për të qenë kryeministër i Maqedonisë, kërkoi që vendi i tij të jetë më i vëmendshëm në këtë drejtim. “Ne e kemi pranuar Kosovën dhe ky proces është i përfunduar. Por, Maqedonia duhej të tregonte më tepër vëmendje kur votoi për një çështje e cila nuk ka qenë politike, por fetare dhe shumë e ndjeshme për popullin mik serb”, tha ai, duke kërkuar përmirësim të marrëdhënieve me Serbinë.