KRYEFAQJA » LAJME » Zuckerberg-Chan, nisma për shërimin e sëmundjeve të pashërueshme
chan zuckerberg, nisma, 3 miliard dollare, semundje, lajme teknologji

Zuckerberg-Chan, nisma për shërimin e sëmundjeve të pashërueshme

Themeluesi i rrjetit social Facebook Mark Zuckerberg dhe gruaja e tij Prischilla Chan, mbanë të mërkurën një event ku premtuan se do të japin më shumë se 3 miliardë dollarë për një plan “për të kuruar, parandaluar dhe menaxhuar të gjitha sëmundjet gjatë gjithë jetës se femijëve tanë”.

E përlotur, në fjalën e hapjes së eventit në San Francisco, Chan tha se donte t’ua kursente dhimbjet atyre prindërve, fëmijët e të cilëve vuajnë nga sëmundje të rënda .

“Në ato momente ne jemi në limitet e njohurive tona për trupin e njeriut, sëmundjes, shkencës së mjekësisë dhe aftësive tona për të lehtësuar dhimbjen. Ne duam t’i zgjerojmë këto kufij”, u shpreh Chan.

Zuckerberg tha se komuniteti shkencor dhe mjekësor kanë bërë përparime të shpejta në 50 vitet e fundit, duke përfshirë shërimin e lisë dhe poliomelitit pa ndihmën e teknologjisë moderne.

“Sot, vetëm katër lloje sëmundjesh shkaktojnë numrin më të madh të vdekjeve,” shtoi më tej Zuckerberg në një postim të tijin në Facebook, duke përmendur kancerin, sëmundjet e zemrës, sëmundjet infektive dhe ato neurologjike. “Me teknologjine e duhur, mund të bëjmë përparime të mëdha.”