KRYEFAQJA » LAJME » Nis dezinsektimi

Nis dezinsektimi

Me ardhjen e verës fillon një vërshim insektesh, e sidomos mushkonjash, të cilat janë edhe më të bezdisëshmet pasi pickimet e tyre na mbulojnë lekurën e trupit me pika të kuqe të cilat na japin ndjesi kruajtëse të padurueshme. Fatmirësisht, edhe këtë vit ministria e shëndetësisë ka nisur dezinsektimin. Zëvendës Ministri I Shëndetësisë, Klodian Rrepaj, theksoi se projekti do të përfshijë jo vetem të gjithë qytetet e Shqipërisë, por edhe zonat liganore. Më së shumti ky proces do të kryhet me avionë të posaçëm, por edhe ekipe dhe paisje dezinsektimi. Ky është viti i dytë që autoritetet shqiptare kryejnë një operacion të tillë.