KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Zvicër, hapet tuneli më i gjatë në botë

Zvicër, hapet tuneli më i gjatë në botë

Zvicra hap tunelin më të gjatë dhe më të thellë në botë, tunel ky që kalon në zemër të alpeve. Tuneli i gjatë 57 kilometra është pjesë e një projekti infrastrukturor që në tërësi ka kushtuar 23 miliardë franka zvicrane. Ai do shpejtojë udhëtimin e pasagjerëve dhe mallrave përmes hekurudhës e cila është ndërtuar nën zinxhirin malor që ndan pjesën jugore me atë veriore të Evropës. Ndërtimi i tunelit ka zgjatur 17 vjet, ndërsa shpenzimet vetëm për ndërtimin të tunelit ishin 12 miliardë dollarë. Inxhinierët është dashur të gërmojnë dhe shpërthejnë përmes 73 llojesh guri. Ceremonia zyrtare e hapjes së tunelit mbahet sot, ndërsa do të marrin pjesë disa liderë të vendeve fqinje të Zvicrës. Trenat e shpejtë do të bartin udhëtarët për 17 minuta në rrugën e cila kur është ndërtuar hekurudha e parë në vitin 1882, duheshin ditë të tëra për ta kaluar.