KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Zvicër, partia anti-emigrante korr fitore
Zvicër, partia anti-emigrante korr fitore

Zvicër, partia anti-emigrante korr fitore

Partia Popullore anti-emigrante e djathtë SVP korri fitore në zgjedhjet e djeshme parlamentare në Zvicer. Sipas rezultateve të zgjedhjeve, SVP ka fituar rreth 28 përqind të votave, që do t’i sjellë 65 vende në parlamentin kombëtar 200-anëtarësh, 11 më shumë se legjislaturën e kaluar, gjë që paraqet numrin më të madh të mandateve në historinë e kësaj partie. Në vendin e dytë doli Partia Socialdemokrate e cila fitoi 44 deputetë ose dy më pak se më pare, dhe në vendin e tretë është Partia e djathtë e Lirë Demokratike – Liberale, e cila me përbërjen e re të Dhomës së Poshtme të Parlamentit zviceran, do të ketë 33 vende ose tre më shumë se më parë. Në parlament do të futen edhe dy parti të tjera, ajo e Krishtere Demokratike Popullore dhe Partia e Gjelbër. Pavarësisht kthimi djathtas të votuesve zviceranë, nuk pritet ndonje ndryshim i politikës në vend duke marrë parasysh modelin konsesual të menaxhimit ku në qeveri përfshihen te gjitha partitë e mëdha.