KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Zviceranët votojnë për përshpejtim ose jo të shkëputjes nga impiantet e energjisë bërthamone
zgjedhjet, svicer, presidenciale, vota

Zviceranët votojnë për përshpejtim ose jo të shkëputjes nga impiantet e energjisë bërthamone

Zviceranët votojnë në një tjetër referendum të rëndësishëm, me anë të të cilit do të vendosin nëse do të përshpejtojnë apo jo procesin e shkëputjes së vendit nga impiantet e energjisë bërthamore. Nëse votuesit do të zgjedhin alternativën “Po” në referendumin e sotem, kjo do të çonte në mbylljen e 5 prej reaktorëve bërthamorë të vendit gjatë vitit të ardhshëm, ndërsa dy të tjerat deri në vitin 2029. Pesë impiantet gjenerojnë aktualisht rreth 40 për qind të nevojave për energji elektrike të Zvicrës. Sondazhet tregojnë se rezultati për këtë çështje, të ngritur nga ambientalistët, do të jetë i ngushtë. “Të gjelbrit zviceranë” dhe socialdemokratët kanë ushtruar presion për mbajtjen e këtij referendumi që prej fatkeqësisë së Fukushimës në Japoni në vitin 2011, duke argumentuar se impiantet zvicerane janë të vjetra dhe të pasigurta. Pas incidentit, autoritetet zvicerane njoftuan planet për një shkëputje graduale nga energjia bërthamore, por nuk specifikuan data konkrete. Sondazhet e fundit bëjnë të ditur se dy alternativat janë “kokë më kokë”. Zvicra zhvillon rregullisht referendume për shkak të demokracisë së drejtpërdrejtë, që u lejon votuesve në vendin prej 8.2 milionë banorësh t’i përcaktojnë ata politikat.