KRYEFAQJA » LAJME » Bota » Zyra e statistikave në Gjermani: Janë pranuar 42 mijë e 300 emigrantë të mitur gjatë 2015-ës
GERMANY OUT (Files) Picture taken on August 11, 2015 shows refugees taking a rest in a sports hall on the grounds of the German Federal Police in Deggendorf, southern Germany. Germany expects to receive up to 800,000 asylum-seekers in 2015, a record figure, Interior Minister Thomas de Maiziere said on August 19, 2015, citing a new official estimate.  AFP PHOTO / DPA / PETER KNEFFEL   GERMANY OUTPETER KNEFFEL/AFP/Getty Images

Zyra e statistikave në Gjermani: Janë pranuar 42 mijë e 300 emigrantë të mitur gjatë 2015-ës

Zyra Federale për Statistika e Gjermanisë thotë se rreth 42 mijë e 300 të mitur të pashoqëruar janë futur në Gjermani nga jashtë vetëm vitin e kaluar. Kjo zyrë ka thënë përmes një deklarate të publikuar sot se kjo ka qenë një rritje prej 30 mijë e 700 apo 263 për qind, krahasuar me një vit më parë. Rreth 91 për qind, apo përafërsisht 38 mijë e 700 e këtyre fëmijëve dhe adoleshentëve janë meshkuj, ndërsa vetëm tre mijë e 600 vajza janë futur në Gjermani pa prindërit e tyre. Gjermania ka qenë dëshmitare e një fluksi të paparë emigrantësh në vitin 2015. Më shumë se një milion njerëz janë regjistruar për azil, shumica e të cilëve vijnë nga Siria, Afganistani dhe Iraku.